Francesco Totti i jep fund karrierës së tij 25 vjeçare te Roma dhe kjo është një ditë emocionale për të gjithë tifozët e futbollit.
Për ta shënuar këtë rast të veçantë të futbollit, lojtarët Giallorossë do të veshin fanella të posaçme në ndeshjen kundër Genoas në Serie A.
Secila fanellë do ta ketë një logo ‘Totti 10’ në mëngë dhe sloganin “Una squadra per la vita” (që në shqip do të thotë “Një ekip për gjithë jetën”).
Pos momentit historik të largimit të Tottit, Roma duhet ta fitojë ndeshjen për ta siguruar pozitën e dytë në tabelë që dërgon drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve.
Theksojmë se Luciano Spalletti ka vendosur që edhe në ndeshjen e fundit ta lë kapitenin në bankën rezervë. /Telegrafi/
La nostra maglia di stasera avrà qualcosa di speciale… 💛❤️#ASRoma #Totti #ThanksTotti pic.twitter.com/fF87nnkKI1
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 28, 2017