Chelsea e ka larguar Antonio Conten. Largimi i trajnerëve nuk është një risi nga Roman Abramovich, pasi që preja ardhjes së tij janë larguar nëntë trajner, duke dashur të paguajë dëmshpërblim 90 milionë funte (102 milionë euro).
Tashmë është zyrtare dhe Conte pas shumë muajsh spekulime është larguar nga posti i trajnerit te Chelsea.
Edhe pse e kishte fituar Ligën Premier që në sezonin e tij të pare me Chelsea, italiani nuk doli mirë në sezonin e dytë.
Maurizio Sarri pritet ta zërë vendin e tij, pasi edhe ai është larguar para një muaji nga Napoli.
Fakti tronditës ishte se Conte u largua vetëm pas 48 pasi e filloi punën për sezonin e tretë.
Kjo ishte lëvizje e qëlluar e trajnerit italian, pasi ai nuk u largua me vetë dëshirë dhe shkarkimi do t’i kushtojë Chelseat hiq më pak se 9 milionë funte (10 milionë euro).
Por kjo nuk është çudi, është zakon i Roman Abramovich, i cili prej ardhjes se tij ka larguar nëntë trajnerë.
Në fakt Chelseat i kanë kushtuar largimet e trajnerëve 89.3 milionë funte (102 milionë euro).
Jose Mourinho ishte i pari në vitin 2007, ku mori 18 milionë funte, ndërsa në vitin 2015 më pak, diku 9.5 milionë funte.
Luiz Filipe Scolari (£12.6m), Andre Villas-Boas (£12m) dhe Roberto Di Matteo (£10.7m), janë të tjerët që i kanë kushtuar klubit mbi 10 milionë funte.
Avram Grant, Claudio Ranieri dhe Carlo Ancelotti, po ashtu kanë përfituar miliona nga shkarkimet. /Telegrafi/
Trajnerët e shkarkuar