Telegrafi

Largimi i Casemiros në verë është i sigurt, United e gjen zëvendësuesin e brazilianit

Casemiro do të largohet në verë nga Manchester United dhe një gjë e tillë tanimë duket shumë e sigurt.

Manchester United e ka të qartë nevojën për të gjetur një zëvendësues të brazilianit dhe për këtë ka kthyer sytë nga Ligue 1.

Mesfushori francez i Monacos, Youssouf Fofana është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për rolin e mesfushorit defensivë.

Reprezentuesi francez ka përjetuar një rritje të dukshme që nga koha e tij në  RC Strasburg përpara se t’i bashkohej Monacos në dimrin e 2020, tani duke qenë një lojtar kyç në ekipin nga Monte Carlo, gjë që mund ta ndihmojë atë të provojë fatin e tij në Ligën Premier me Djajtë e Kuq.

Por nuk është vetëm gjiganti anglez në garë për yllin francez, pasi në garë janë edhe dy skuadra tjera të mëdha si Paris Saint Germain dhe Juventus.

Lexo po ashtu Manchester United do ta humbas një shumë të pabesueshme të parave nëse vendosin t'ia prishin kontratën Casemiros

25-vjeçari është një nga pikat e forta të Monacos dhe klubi francez nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij pa shumën e 40 milionë eurove.

United duket më përpara në garë me Juventusin dhe PSG-në për Fofanan i cili ka pranuar se në verë dëshiron të largohet nga Monaco për ta bërë një hap para në karrierë. /Telegrafi/