Telegrafi

Largimi i Britanisë nga BE do të kishte ndikim të madh në futboll

Futbolli britanik mund të ndryshojë radikalisht në rast se Mbretëria e Bashkuar vendos të largohet nga Bashkimi Evropian – thonë ekspertët.

Ekziston frika se mund të ndodhë e ashtuquajtura ‘Brexit’ (dalja e Britanisë së Madhe nga BE), gjë që do të bënte që mbi 400 lojtarë të humbin të drejtën për të luajtur në Britani të Madhe.

Nga ana tjetër, ka të tjerë që thonë se kjo mund të ndikojë pozitivisht në krijimin e talenteve të rinj vendorë.

“Largimi nga BE do të kishte efekt shumë më të madh në futboll sesa mendojnë realisht njerëzit. Po flasim për faktin se gjysma e lojtarëve të Ligës Premier duhet të kërkojnë leje pune”, ka deklaruar agjenti i futbollit, Rachel Anderson.

Lojtarët me pasaportë të ndonjë shteti të BE-së aktualisht kanë të drejtë të luajnë në Britani të Madhe.

Më 23 qershor, Mbretëria e Bashkuar do të mbajë referendum për të vendosur nëse do të qëndrojë apo jo në BE. /Telegrafi/