Drejtori ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, pritet të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në fund të vitit, raporton Sky Sport Italia.
Ish-drejtori i Arsenalit mori pjesë në mbledhjen e sotme të aksionerëve, ku presidenti Paolo Scaroni refuzoi të përjashtonte largimin e tij në fund të vitit.
“Vendimin e Ivanit, ia lëmë atij. E falënderoj për atë që bëri për Milanin. Është e lehtë të jesh president klubi kur ke një drejtor gjeneral si Gazidis”, deklaroi Scaroni.
Sky Sport Italian raporton se aksionerët e Milanit e pritën Gazidisin me një ‘duartrokitje të gjatë’ dhe se largimi i tij në fund të sezonit ka shumë gjasa të ndodhë.
Gazidis u emërua drejtor i Milanit në dhjetor të vitit 2018 pas nëntë vitesh në krye të Arsenalit.
Gjatë qëndrimit të tij, kuqezinjtë fituan Scudetton e tyre të parë në 11 vjet dhe arritën të shkurtojnë kostot, duke njoftuar një humbje prej vetëm 66.5 milionë euro për sezonin 2021-2022.
Mund të tingëllojë si një humbje e konsiderueshme, por Milani ka përmirësuar vazhdimisht financat e tyre gjatë tre viteve të fundit.
Ata konfirmuan një humbje prej 194 milionë euro për 2019-2020 dhe 96.4 euro në 2020-2021. Të ardhurat bruto të klubit u rritën me 14 për qind në vitin e kaluar financiar. /Telegrafi/