Site icon Telegrafi

Largësia nuk është aspak e këndshme, por Group FaceTime mund të ndihmojë për ta tejkaluar

Të gjithë kanë nevojë për pak qetësi dhe për të qenë vetëm, por qëndrimi në karantinë i ka bërë të mërziten edhe ata që gëzohen, sa herë që miqtë e tyre i anulojnë planet për të shkuar diku.

Për këtë arsye Group FaceTime që funksionon me iPhone, iPad dhe Mac, mund të ndihmojë për ta tejkaluar largësinë mes miqsh që nuk është aspak e këndshme, pasi ne të mund të kyqen deri në 31 përdorues, transmeton Telegrafi.

Shumica nuk kanë kaq shumë shok, me të cilët do të mund të komunikonin në të njëjtën kohë, apo të gjithë këta të kenë interesin të jenë së bashku në një bisedë, mirëpo është mundësi e mirë për grupe të mëdha që kanë projekte të përbashkëta.

Mjafton të shtypni në ikonë dhe më pas iu hapur shiriti me një plus anash, ku mund t’i shtoni emrat e miqve me të cilët dëshironi të keni një bisedë të përbashkët.

Nëse jeni në mesin e atyre që nuk dëshironi të shfaqni dukjen, mund të mos e ndizni kamerën, sepse mund të funksionojë edhe vetëm me audio. Apo, të mos aktivizohet ky sistem por të përdoret iMessage, që është një sistem ku shkëmbehen imazhe të ndryshme ën mesin e shfrytëzuesve.

Brenda aplikacionit të FaceTime, mund të keni grupe të ndryshme, andaj duhet pasur kujdes që të mos ngatërrohen ato dhe të aktivizohet ndonjë grup, që mund të jetë më serioz dhe përdoret vetëm në raste të caktuara.

Shfrytëzimi i filterave dhe figurave të ndryshme, do e bënte Group FaceTime shumë më atraktiv, që biseda të zgjatë dhe të jetë shumë më e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version