Telegrafi

Largësia e bën të veten, Nicki Minaj dhe Nas nuk janë më çift

Ishin ndër çiftet më simpatike të botës së industrisë amerikane të muzikës.

Nicki Minaj dhe Nas nuk janë më së bashku pasi që i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Burime të afërta me dyshen kanë treguar për revistën amerikane “TMZ” se lidhja e tyre mori fundi disa javë më parë.

Ata kanë filluar lidhjen e tyre në muajin qershor të vitit 2017, por thuhet se largësia e madhe mes vendeve ku jetojnë, ka bërë që dashuria mos të funksionojë.

Theksojmë se kishte raporte kohët e fundit që këngëtarja ishte shtatzënë, por asgjë nuk ka të vërtetë.

TMZ raporton se dyshja do të respektojë njëri-tjetrin dhe se nuk do të ketë asnjë fjalë fyese – por, nga ana tjetër, gjithashtu thuhet se nuk do të mbeten miq.

Ndryshe, Nicki dhe Nas do të publikojnë ndaras klipe të ndryshme gjatë vitit 2018. /Telegrafi/