Telegrafi

Larg të nxehtit të Tiranës, Meta zhytet në det

Është bërë e zakonshme që politikanët gjatë pushimeve verore të publikojnë video teksa shfaqen duke notuar, ecur gjatë vijës bregdetare ose edhe duke marrë rreze dielli.

I radhës ka qenë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ku shfaqet duke u zhytur në det.

Ndërkohë që të gjithë prisnin një hedhje “me kokë” nga Presidenti, pa pretenduar me një apo dy rrotullime, Meta ka bërë një  hedhje “në këmbë”  dhe kjo ishtë ‘zhgënjyese’.

Shpesh e kemi parë Presidentin Meta të publikoj foto dhe video gjatë fundjavave të tij, i veshur sportiv dhe duke kryer aktivitet fizik.