Modelet GeForce 610M, GT 620M, GT 630M, GT 635M (48 deri 144 bërthama CUDA) nuk janë të bazuar në arkitekturën Kepler por në atë paraprake Fermi, por Nvidia këta çipa i ndërton në procesin prodhues prej 28-nanometrave që do të duhej të zvogëloj shpenzimin dhe nxehjen e tyre.
Procesorët grafik mobil me arkitekturën Kepler i përfaqësojnë katër modele (GT 640M LE, GT 640M, GT 650M dhe GTX 660M) me cilin rast të gjithë kanë mbledhësen 128-bitëshe të memories, 384 bërthama CUDA dhe përkrahjen për memorien DDR3 dhe atë GDDR5, ndërsa dallimet janë në taktet e punës.
Dy çipat e fundit mobil, GeForce GTX 670M dhe GTX 675M, gjithashtu janë GPU të riemëruar të arkitekturës Fermi (GTX 570M dhe 580M) dhe kanë mbledhësen e memories prej 192- dhe 256-bit dhe 336 ose 384 bërthama CUDA. Taktet e punës janë gjithashtu pak më të lartë në krahasim me modelet e serisë paraprake, e të gjithë çipat GTX ofrojnë përkrahjen për konfigurimet SLI.
Portativët me GeForce çipat e rinj qysh tani i kanë paralajmëruar prodhuesit e shumtë, e disa këta GPU po i instalojnë edhe nëpër ultrabookët e tyre, sikurse që është rasti me modelin Timeline Ultra M3 të Acer i cili vjen me GeForce GT 640M. /Telegrafi/