Site icon Telegrafi

Lara Gut: Behramët i dhanë kuptim jetës sime, ata janë një super familje

Në lidhje me deklaratën e babait Ragip, i cili tha se Gut tek ne ka ardhur si “grua dhe jo si kampione”, ajo përgjigjet “Kjo ka kuptim të madh për mua. Ata janë një super familje”.

Skiatorja Lara Gut ka dhënë intervistën e parë prej pas martesës me Valon Behramin. Ajo thekson se jetën e shikon ndryshe, prej kohës kur është njohur me Behramin, shkruan albinfo.ch.

“Jam e dashuruar dhe jam e shëndetshme”, thotë fillimisht skiatorja Lara Gut. “Kam gjetur dashurinë, jo të asaj familjare, por dashurinë e jetës sime. Po kaloj shumë mirë.”

Më tej Gut thekson se jo çdo gjë është sport dhe se dashuria ia ka thyer monotoninë shumë vjeçare: ”në fillim të tetorit gara, më pas stërvitje dhe gara, dhe në fund të marsit gjithçka merrte fund.”

Në lidhje me deklaratën e babait Ragip, i cili tha se Gut tek ne ka ardhur si “grua dhe jo si kampione”, ajo përgjigjet “Kjo ka kuptim të madh për mua. Ata janë një super familje.”

Në fund mbretëresha e garave të skijimit në Zvicër thotë se “jetën e tyre intime” nuk duan ta ndajnë me të tjerët dhe se shpreson, “që ata ti kuptojnë në këtë veprim”.

Ndryshe, Behrami është pensionuar pa dëshirën e tij nga kombëtarja zvicerane, e cila gjë ka shkaktuar polemika të mëdha në shtetin helvetik.

 

Exit mobile version