Site icon Telegrafi

Laptopi i vitit 1989 me të cilin mund të minoni Bitcoin – por që nuk mund të pasuroheni!

Mos prisni të pasuroheni nga miniera e kriptomonedhave në laptopë mbi 30 vjeç.

Laptopët kanë ekzistuar gjithashtu gjatë viteve 1980, dhe janë prodhuar kryesisht për të kryer detyra të përpunimit të tekstit.

Pronari i laptopit Toshiba T3200SX të vitit 1989 e mbajti pajisjen e tij gjatë gjithë kësaj kohe dhe vendosi ta punësonte për qëllime të minimit të bitcoin.

Bazuar në vlerat aktuale si dhe në fuqinë e minierave, një laptop Toshiba T3200SX do t’i duheshin rreth 584 milionë vjet për të fituar një dollar nga miniera e bitcoin.

Sigurisht, qëllimi i këtij eksperimenti nuk është të fitojë, por të tregojë se minimi është i mundur në një numër të madh pajisjesh.

“Shumë pajisje mund të përdoren për nxjerrjen e bitcoin, nga kartat ASIC ose GPU e deri te kompjuterët Raspberry Pi. Pse të mos provoni diçka që është shumë ekzotike? Si një laptop 32-vjeçar. Pse? Sepse ne mund ta bëjmë këtë”, tha Dimitrij Eliusev – krijuesi i këtij eksperimenti.

Elius është një programues Python dhe IoT, dhe ai gjithashtu e quan veten një shkencëtar entuziast. Ai shpjegon se mënyra më e mirë për të studiuar çdo teknologji është ta provoni atë. Edhe kur vetë projekti nuk është praktik. /Telegrafi/

Exit mobile version