Site icon Telegrafi

Laptopi i terroristit në Bruksel në shportën e bërllokut, planifikoheshin sulme edhe në Angli

Policia belge ka gjetur në shportën e bërllokut laptopin e njërit nga vetëvrasësit bombahedhës, Brahim El Bakraui, i cili u vetëvra në muajin e shkuar, më 22 mars, pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit.

Në folderin e laptopit gjendet paralajmërimi se njëra nga shënjestrat e ardhshme të terroristëve do të jetë edhe Britania e Madhe, shkruan Newsweek.

Në kompjuter ka qenë edhe letra lamtumire e vetëvrasësit dhe mesazhi nga i cili mund të përfundohet se ai frikohej nga mundësia e arrestimit dhe e qëndrimit në burg, transmeton Koha.net.

Nga shënimet në kompjuter është zbuluar se bombahedhësi, me kontaktuesit e vet jashtë, kishte shqyrtuar planet me qëllim të nisjes së sulmeve në Britani të Madhe.

Njoftohet po ashtu se në shënjestër kanë qenë edhe disa vende të tjera evropiane.

Exit mobile version