Samsung Galaxy Book S duket se është gati për prodhim, derisa ka ngjashmëri shumë të madhe me Microsoft Surface që është lansuar më herët.
Reporteri Evan Blas, ka shpërndarë fotografitë që e tregojnë këtë laptop që ka formë shumë katrore, tastierë me taste një ngjyrëshe, si dhe hapësirën e gjerë të ndjeshme në prekje, transmeton Telegrafi.
Derisa pjesa e sipërme nuk shihet, pjesët anësore duken sikur laptopët tjerë nga Samsung, vetëm se ky i riu është shumë më i hollë.
Specifikat nuk janë bërë të ditura, megjithëse shihet porti USB-C si dhe hapësira për vendosjen e kabllos së kufjeve, derisa pritet që ta ketë procesorin Snapdragon 855 dhe 8GB RAM.
Tashmë shihet se me këtë laptoh, Samsung do të rivalizojë me Microsoft, vetëm se nuk dihet se kur mund ta lansojë. /Telegrafi/