Telegrafi

Laptopi për lojra i Toshibës

Modeli Qosmio X770, pasuesi i X500 dhe X505, ka një ekran 18.4-inch, por dhe një të dytë opsional 17.3-inch (1920 x 1080). Prototipi standard ka një procesor i7-2630QM, 8GB/RAM, një memorje të integruar 1.25 TB, kartë grafike NVIDIA GeForce GTX 560M. Për ata që dëshirojnë më shumë, Toshiba sjell edhe zgjedhjen opsionale të teknologjisë 3D bashkë me syze.

Çmimi për këtë laptop Qosmio X770, i cili pritet të dalë brenda pak javësh, është 1300 euro. /Telegrafi