Telegrafi

Laptopi i Samsung, edhe më i hollë se MacBook Air

Ndoshta keni dëgjuar edhe më herët për modelin e laptopit të Samsung, mirëpo ajo që është me rëndësi të dihet është çmimi i tij, për të cilin thuhet të jetë i ulët krahasuar me laptopin e Apple, si dhe procesori i laptopit që është edhe më i mirë se sa ai që është në MacBook Air.

Përveç shpejtësisë dhe dizajnit të hollë, për Samsung Series 9 thuhet se vjen i paketuar me procesorin Intel 1.4GHz Core i5-2537M, 4GB RAM, si dhe SSD128GB.

Ky model pritet të jetë ndër më të mirët që bazohen në Windows, pasi që i njëjti karakterizohet me kualitet të lartë dhe komponenta të pakrahasueshme në llojin e tij, ndërsa vlen të përmendet që përveç dizajnit ky model ri-startohet për jo më shumë se 12 sekonda. / Telegrafi /