Site icon Telegrafi

Laptopët Chromebook më të famshëm se iPad

Sipas një raporti të ri nga firma e hulumtimeve të tregut IDC, laptopët e Google, Chromebook janë më të popullarizuar edhe sesa tabletët e famshëm të Apple, iPad.

Sipas raportit, Google ka arritur të shesë 715.000 Chromebook në shkolla, ndërsa Apple ka shitur vetëm 702,000 iPad. Raporti më tej përmend se laptopët Chromebook tani përbëjnë një çerek të tregut të arsimit amerikan, si një tërësi.

Në fakt, popullariteti i laptopëve Chromebook ka shumë kuptim, pasi që këta të fundit janë më të lirë, dhe çmimet e tyre fillojnë prej 199 dollarë, dhe janë më të përshtatshëm për punë dhe studim.

Në anën tjetër, tabletët e Apple, iPad fillojnë prej 379 dollarë, dhe ofrojnë funksione më të mangëta sa i përket shkollave dhe mësimit. (Telegrafi)
 

Exit mobile version