Telegrafi

Laptopët Chromebook marrin mbi 20 për qind të tregut

Një raport i ri i publikuar nga NPD thotë se laptopët Chromebook tani kanë marrë 21 për qind të tregut të laptopëve, dhe 10 për qind të gjithë biznesit dhe shitjeve të kompjuterëve për vitin 2013.

Dhe kjo shifër është rritur në këtë masë, pothuajse nga një përqindje inekzistente sa ishte vitin e kaluar, ndërsa pjesa kryesore e këtyre shitjeve ka qenë në kurriz të laptopëve të cilët bazohen në sistemin operativ të Microsoft.

Së fundmi, Amazon ka raportuar se dy nga laptopët e blerë së fundmi kanë qenë të linjës Chromebook, ndërsa prodhuesit e këtyre laptopëve janë duke marrë treg të rëndësishëm edhe në segmentin e bizneseve.

Laptopët e linjës Chromebook, përveç sistemit operativ dallohet edhe për nga çmimet e ulëta që fillojnë prej 250 dollarëve, ndërsa me vete sjellin karakteristika të mira harduerike, edhe përkundër kostos së ulët me të cilën prezantohen në treg.

Një nxitje e rëndësishme për suksesin e Google ka qenë edhe partneriteti i kompanisë me disa nga prodhuesit më të mëdhenj, duke përfshirë edhe emrat si HP, Toshiba, Acer dhe Lenovo, të cilët tashmë kanë së paku nga një model të laptopit të linjës Chromebook. / Telegrafi /