Telegrafi

Laptopët Chromebook bëhen të famshëm, shiten 2.1 milionë njësi

Laptopët e mbështetur nga Google, përkatësisht linja Chromebook është mjaft interesante, dhe për disa arsye.

Përveç kostos së ulët të tyre, laptopët e kësaj linje janë të integruar me sistemin operativ të kompanisë Google dhe posedojnë aplikacionet dhe shërbimet kryesore të gjigantit të kërkimit.

Dhe për ta konfirmuar këtë, raporti i ri i ABI Research thotë se gjatë vitit 2013, më shumë se 2.1 milionë njësi të Chromebook janë shitur, shumica prej tyre në tregun amerikan.

Në fakt, SHBA ka përbërë 89 për qind të shitjeve, ndërsa raporti thotë se deri në 2019 mbi 11 milionë njësi të Chromebook do të shiten në tregun global.

Së fundmi edhe lideri global i telefonave mobil, Samsung e ka lansuar modelin e ri të laptopit Chromebook 2, me mbështjellës prej lëkure. / Telegrafi /