Telegrafi

Laptopë të rinj Acer Aspire

Të dy modelet funksionojnë me sistemin operativ Windows 7 Home Premium dhe ofrohen me softuerin claer.fi, i cili mundëson këmbim të lehtë të përmbajtjes në mes të pajisjeve të ndryshme.

Çmimi bazë i modelit Aspire 5750 është 549 euro, ndërsa karakteristikat e tij janë: Ekrani i ndriçuar në prapavijë LED me rezolucion prej 1266 x 768 pikselësh, gjenerata e dyte e procesorit Core, 4/8GB memorie sistemike, grafikë të integruar Intel apo grafikë diskrete Radeon HD.

Modeli Aspire 7750 posedon ekran me rezolucion 1600 x 900 pikselë, dhe sasi të ngjashme memorie sikurse modeli 5570. /Telegrafi/