Telegrafi

Laptop Alienware M11x R3

Diagonalja e ekranit do të mbetet 11.6 inçë, do të ketë të vendosur edhe ndriçim të pasëm LED, ndërsa rezolucioni do të jetë 1.366 x 768 pikselë.

Në ofertë do të jenë tre procesorë- 1.4 GHz Core i5-2537M, 1.5 GHz Core i7-2617M dhe 1.6 GHz Core i7-2657M.

Maksimalisht do të mund të arrihet RAM prej 8 GB, disk me kapacitet 750 GB ose SSD me kapacitet prej 256 GB.

Nuk ka të dhëna për sistemin grafik që do të shfrytëzohet në laptopin e ri, ndërsa versioni aktual përmban GeForce GT335M të Nvidias.

Çmimet nuk janë të njohura, ndërsa pritet që laptopi të dalë në treg muajin e ardhshëm. /Telegrafi/