Telegrafi

Lapsi në mes dhëmbëve shëron dhimbjen e kokës

Shkaku i dhimbjes së kokës shpesh mund të jetë në shtrëngimin dhe tensionimin e pavetëdijshëm të nofullës.

Mbajeni lapsin butë në mes dhëmbëve dhe relaksoni muskujt tuaj dhe kështu largoni dhimbjen e kokës.

Edhe pse mjekët nuk janë të sigurte pse, tensioni në nofull shpesh është efekt anësor spontan i stresit. Konvulsioni i muskujve që lidh nofullat mund të shkaktojë lodhje dhe dhimbje të kokës.

Nëse e vëmë lapsin në mes dhëmbëve, por pa e kafshuar, lirojmë muskujt e nofullës me çka reduktohet lodhja dhe dhimbja.

Por ta keni parasysh që kjo ndihmon te dhimbja e kokës e shkaktuar nga stresi, por jo edhe tek dhimbja e kokës e shkaktuar me shtypje në sinuse apo migrenë. /Telegrafi/