Hapi i parë
Në fytyrë vendosni pudër me grimca reflektuese, ndërsa nën sy dhe në kapakë vendosni korrektues cilësor. Pastaj, me laps të zi për sy, nga këndi i brendshëm drejt skajeve, tërhiqni vijë të rregullt përgjatë kapakut të sipërm.
Hapi i dytë
Trasheni vijën, ndërsa në skajet e jashtme të syrit zgjerojeni atë. Vijën mos e ktheni nga lart, por mundohuni ta shoqërojë formën natyrore të syrit. Pastaj, të njëjtën gjë bëjeni edhe me kapakun e poshtëm, në një variant më të butë.
Hapi i tretë
Vendosni maskarë të zezë në disa shtresa në qerpikë. Sa më shumë shtresa, aq më mirë.
Hapi i katërt
Për ta kompletuar dukjen tuaj, skuqini pakëz faqet dhe vendosni të kuq buzësh.
/Telegrafi/