Sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe stoli e fytyrës, mirëpo kur bëni grimin e duhur, duken edhe më të bukur.
Mjafton që të vini në pah këndet e brendshme me të bardhë, ndërsa këndet e jashtme të kapakut të sipërm me laps të zi, që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.
Lapsi i bardhë gjithashtu mund të qitet në pjesën e poshtme të brendshme të kapakut të syve apo në këndin afër rrënjës së hundës ku bashkohen kapaku i sipërm dhe ai i poshtëm.
Nëse dëshironi që t’i zmadhoni vizualisht sytë, efekt edhe më të mirë do të arrini nëse përdorni lapsin ngjyrë teni e cila është pothuajse e pavërejtur.
Para përdorimit, lapsin ngroheni pak në dorë.
Këshillë plus: Lapsi i bardhë mund t’ju shërbejë edhe si bazë për qëndrim më të gjatë të hijesimit në sy.
Qiteni në kapak dhe fërkojeni me gishtin e unazës, pastaj shtoni ngjyrën tuaj të preferuar të hijesimit. /Telegrafi/