Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, e ka sulmuar trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e akuzuar se nuk e grumbullon me kombëtaren për arsye personale.
Mbrojtës i Manchester Cityt ka thënë se mediat duhet ta pyesin trajnerin se pse nuk e preferon atë në përfaqësuese.
“Trajneri nuk më fton për arsye që nuk kanë lidhje me formën time. Vendimin e tij më duhet ta respektoj, por nuk është vendim me karakter teknik. Duhet të pyesni atë pse nuk më thërret”.
“Nuk kam asgjë kundër tij, nëse dikush ka probleme me mua, është ai”.
“Nuk e kam ndërmend ta telefonoj dhe ta pyes, i vetmi person që mund ta zgjidhë misterin është trajneri”,
Laporte është i dyti futbollist francez pas Bixente Lizarazu, që është rritur dhe ka luajtur me Athletic Bilbaon, pasi është bask.
Ai nuk e ka ndërmend të luajë me Spanjën, edhe pse në gusht të vitit 2016 është ftuar nga Julen Lopetegui.
“Spanja është një kapitull i mbyllur, po luftoj që të luaj për Francën. Jam francez, nuk kam nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk kam ndërmend ta kërkoj”, ka thënë ai. /Telegrafi/