Telegrafi

Laporta: Titullin do ta fitojmë sonte

“E kam një parandjenjë se ne do të fitojmë sot dhe do të bëjmë një hap të madh në këtë drejtim kur do ta mposhtim Sevillan. Presioni është mbi Real Madridin. Unë kam besim të plotë në Athletic Bilbaon, sepse ata po luajnë për një vend në Europa League”.

“Një gjë është e sigurt, kushdo që do ta fitojë La Ligan, e meriton atë. Janë dy ekipe me stil të ndryshëm të lojës, por kushdo që do ta fitojë, e meriton atë”, tha Laporta. /Telegrafi/