Telegrafi

Laporta takohet me Fabregasin?

Laporta është në një vizitë humanitare në Marok, vend në të cilin është duke pushuar edhe Fabregas për t’u rikuperuar nga lëndimi i pësuar.

Sport pohon se Laporta është takuar me Fabregasin për të diskutuar mbi detajet e rikthimit të tij në vendlindje.

Barcelona e ka lënë çështjen Fabregas ‘ende të hapur’, në kohën kur spekulimet janë duke u rritur. /Telegrafi/