Telegrafi

Laporta: Reali kundërshtari më i mirë këtë sezon

Reali krijoi një varg shansesh për të shënuar dhe Laporta ka lavdëruar kualitetet e kundërshtarit të tij pas fundit të takimit.

“Është një kënaqësi e veçantë për Barcelonën, në 110 vjetorin e klubit. Ishte një ecje nëpër historinë e Barcelonës, kundër një kundërshtari i cili na ka munduar shumë në këtë fitore”.

“Ishte një Madrid i shkëlqyeshëm, që ka marrë përgjegjësinë dhe ka luajtur një stil sulmues me futbollistët më të mirë. Më pëlqeu Real Madridit dhe mendoj se ata janë kundërshtari më i mirë që na kanë vizituar në Nou Camp”, ka thënë Laporta./Telegrafi/