Telegrafi

Laporta: Presioni është në Realin

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Tenerife, Barcelona sërish ka kthyer diferencën prej katër pikësh mbi Realin, që sot udhëton te Mallorca, e cila lufton për të mbajtur pozitën e katërt.

“Ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ka shtuar presionin në Madridin, andaj ndeshja ndaj Mallorcas tash është një ndeshje vendimtare”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/