Telegrafi

Laporta: Nuk ka çmim për Messin

Laporta është i njoftuar për interesimin dhe planet e zikaltërve, por e ka bërë të qartë se kampioni i Spanjës nuk do të lejojë largimin e argjentinasit.

“E di se Moratti e dëshiron Messin, sepse atij i pëlqejnë lojtarët që luajnë me këmbë të majtë, ndërsa Messi është lojtari më i mirë në botë që luan me të majtën”.

“Të sqarojmë, për ne ai nuk është në shitje, madje nuk është e mundur të caktohet as çmimi”, ka thënë Laporta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/