Telegrafi

Laporta: Negociatat për Cesc vazhdojnë

“Unë do ta informoj presidentin e ri se si janë duke shkuar negociatat për Cesc Fabregasin. Lojtari dëshiron të vijë, Pep Guardiola dhe Txiki Begiristain më kanë thënë se lojtari mezi pret të finalizohet marrëveshja. Unë këtë çështje do t’ia bart Rosellit”.

“Negociatat tani janë të gatshme për t’u vazhduar. Barcelona dëshiron të paguajë sa më shumë që është e mundur, përderisa Arsenali dëshiron ta shesë për çmimin më të shtrenjtë. Është e kuptueshme”, tha Laporta. /Telegrafi/