Telegrafi

Laporta në Milano për t’u takuar me Morattin

Pas dështimit të bisedimeve me Valencian për David Villan, Laporta ka rikthyer interesimin për Ibracadabran, i cili gjithmonë ka thënë se kërkon sfida të reja.

Dy kampionët respektivë kanë krijuar raporte të mira, ndërsa njoftohet se Barca është pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Interit, Maxwell.

Nga ana tjetër, duket shumë e afërt mundësia e shkëmbimit të Samuel Eto’o me Ibrahimovicin, por kuptohet, Barcelona duhet të paguajë edhe disa dhjetëra milionë euro për të fituar shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze.

Ndërkohë, presidenti i Interit, Massimo Moratti ka konfirmuar takimin me homologun e tij spanjoll, duke thënë: “Jam takuar me Laportan dhe kemi folur për Eto’o dhe Ibrahimovic”.