Telegrafi

Laporta: Ndeshja kundër Interit më e rëndësishme se ajo kundër Realit

Laporta ndjen se një mossukses i mundshëm ndaj Interit mund të çojë edhe në eliminim të Barcelonës nga Liga e Kampionëve, ndërsa në La Liga ka edhe shumë për t’u luajtur.

“Për mua takimi i nesërm është shumë më i rëndësishëm se ai kundër Real Madridit, pasi kampionati është i gjatë dhe ka kohë ta kompensojmë atë që kemi humbur, por nesër duhet të fitojmë”, ka thënë Laporta.

“Mua më duket se jemi të obliguar ta fitojmë, pasi në të kundërtën me siguri do të jemi të eliminuar”, ka shtuar spanjolli./Telegrafi/