Telegrafi

Laporta: Mourinho, psikolog i rendit të dytë

“Finalja është synim i yni dhe ne duam që të kalojmë në finale duke kaluar gjysmëfinalen. Kjo është ambicia jonë. Ne nuk jemi të fiksuar dhe kushdo që na quan ashtu është një psikolog i kategorisë së dytë”.

“Unë mendoj se ne e meritojmë titullin. Ky ekip ka treguar se ka mentalitet fitues. Ata do të vdesin në fushë nëse ka nevojë. Çfarëdo që të ndodhë, lojtarët dhe trajneri meritojnë ovacione në fund të takimit”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/