Telegrafi

Laporta: Moratti duhet ta harrojë Messin

Nuk është sekret që Leo Messi është lojtari favorit i presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili dëshiron ta shohë të riun argjentinas në Giuseppe Meazza.

Joan Laporta në një intervistë për Corriere dello Sport ka zbuluar se Moratti ishte përpjekur ta angazhojë Messin, por kishte marrë përgjigje negative.

“Nëse ndonjë marrëveshje është e mirë për të dyja klubet, sigurisht se do ta bënim sërish. Moratti u përpoq, por Messi nuk është në shitje. Ai nuk është në shitje. Mund ta harrojë atë. I kam thënë se Messi nuk është në shitje dhe kjo nuk mund të ndodhë”, ka përsëritur disa herë Laporta./Telegrafi/