Telegrafi

Laporta: Messi është gjeni

“Ishte e mrekullueshme, spektakolare. Sot (e diel) më duhet të lavdëroj ekipin për shkak se theu një ndeshje të mbyllur. Valencia luajti mirë, por më e keqja ishte se ne e kemi ekipin shumë të mirë”, tha presidenti blaugran.

Për emërimin e Messit si ambasador i UNICEF Laporta tha: “ Ky është vlerësim për ata lojtarë që janë gjenial. Messi është shembull për fëmijët, ai është shembull për të gjithë”.

“Jemi të detyruar të kemi respekt ndaj Stuttgartit. Pas atij eliminimi të Real Madridit nga Lyoni, Liga e Kampionëve është bërë më kompetitive. Duhet të jemi të kujdesshëm që kjo të mos na ndodhë neve”, tha pas ndeshjes i ngazëllyer Joan Laporta. /Telegrafi/