Telegrafi

Laporta: Lojtarët janë të dëshpëruar

“Për ta fituar La Ligan, ne duhet t’i fitojmë katër ndeshjet e fundit dhe natyrisht se do ta bëjmë këtë. Ne duhet të vdesim nëse ka nevojë për të fituar La Ligan, sepse ne jemi mirë të renditur në tabelë, por nuk mund të kemi besim aty ku gjendemi aktualisht. Na duhet një ngritje e moralit brenda ekipit”.

“Lojtarët është dashur të jenë kryelartë sepse janë më të mirët e botës. Ata duken të mposhtur. Duhet të rikthehemi nga kjo dhe të analizojmë gabimet që i bëmë, t’i përmirësojmë dhe të kemi besim në sistemin tonë të lojës. Interi meriton lëvdatë sepse ata ditën se si të shkatërrojnë stilin tonë të lojës”, tha Laporta sipas Marca. /Telegrafi/