Telegrafi

Laporta: Eto’o nuk më lajmërohet në telefon

“E kam thirrur disa herë Samuelin, por ai nuk lajmërohet. Nuk e di nëse e ka ndërruar numrin”.

“Unë kam pasur raporte të mira me të dhe më vjen keq për këtë që po ndodh”.

“Më duket sikur ai nuk dëshiron të flasë me mua. Ndoshta është hidhëruar me Barcelonën? Nuk e di, për këtë duhet të flasim me të”.

“Ai ka edhe një vit në kontratën e tij dhe ne dëshirojmë të dimë se çfarë planifikon ai dhe agjenti i tij”, ka thënë Laporta.