Telegrafi

Laporta: E meritojmë titullin

“Ne e meritojmë atë. Ishte kampionati më i nxehtë në histori dhe Barcelona e fitoi atë. Lojtarët dhe trajnerët kanë bërë atë që duhej bërë. Sot ne u varëm nga vetvetja, ashtu siç duhej të ishte dhe nuk shikuam diku tjetër”.

“Ndeshja shkoi aq mirë për ne dhe ne vërtet u kënaqëm. Ne ndjemë kënaqësi të madhe në lozhën VIP, por unë u përmbajta, sepse presidenti i Valladolidit vuajti, për shkak se skuadra e tij nuk arriti të mbijetojë”.

“Unë i kam dhënë këtij klubi vitet më të mira të historisë. Unë erdha te Barcelona për t’i bërë të lumtur tifozët. Ne e kemi ditur se të bëmat tona do të shndërroheshin në këso lloj arritjesh. Është si rezultat i një modeli që punoi dhe na ndoqi duke u konsideruar klubi më i fortë në botë. Tani duhet të vazhdojmë me të njëjtat hapa”, tha Laporta. /Telegrafi/