Telegrafi

Lapidari në Preshevë, “çështje e brendshme e Serbisë”

Mediat serbe kanë raportuar se ekziston mundësia që edhe ambasadorët e shteteve të huaja, të përfshihen për të zgjedhur problemin e paraqitur rreth memorialit që përmban emrat e 27 anëtarëve të UÇPMB-së të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001.

I pyetur nëse planifikohet të mbahet një takim në mes ambasadorit të SHBA-s në Beograd, Michael Kirby, me liderët shqiptarë në Preshevë, zëdhënësi i ambasadës amerikane, Stephan Stark, ka thënë se ambasadori dhe zyrtarë e ambasadës mbajti takim të rregullt me zyrtarët qeveritarë dhe mbajnë kontakte me gjithë shoqërinë në Serbi.

“Ne besojmë që çështja e lapidarit në Preshevë është një çështje e brendshme e Serbisë. Ne i mbështesim të gjitha ofertat që do të zgjedhin çështjen me dialog, brenda asaj që parashohin ligjet në Serbi dhe brenda institucioneve”, ka thënë Strak.

Ambasadori francez në Serbi, Francois-Xavier Deniau, po ashtu ka dhënë një deklaratë të njëjtë, se ky memorial është një çështje e brendshme e Serbisë që duhet të zgjidhet me dialog.

Ndërsa, krerët e partive shqiptare në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës refuzojnë për të hequr monumentin.

Belgzim Kamberi, një aktivist i të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës, ka thënë se çështja duhet të zgjidhet me legalizimin e monumentit.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq tha të enjten se një zgjidhje për këtë çështje duhet të vijë përmes dialogut, në mënyrë të shmangies së konfliktit. /Telegrafi/