Sulmuesi italian, Gianluca Lapadula mund të largohet më shpejtë se që ka menduar nga Milani.
Pasi shënoi një gol tejet të rëndësishëm për Milanin ndaj Palermos, Lapadula është bërë i kërkuar në tregun e transferimeve.
Sipas medieve spanjolle, është trajneri italian Cesare Prandelli që ka kërkuar informacione për lojtarin.
Prandelli është trajner në Valencia dhe e dëshiron Lapadulan për ta transferuar në ‘Mestalla’.
Mediat spanjolle kanë shkruar se Valencia është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për lojtarin.
26-vjeçari nuk ka pasur hapësira të shumta te Milani, mirëpo në rast transferimi te Valencia atëherë do të kishte një vend të rëndësishëm në formacionin bazë. /Telegrafi/