Në rrjetet sociale është shpërndarë në masë të madhe një video rrëqethëse, ku shfaqet momenti kur disa persona brenda një veture që ishte në lëvizje, “lansojnë” fishekzjarrin në formë rakete në drejtim të një çiklisti që ishte rreth 50 metra larg tyre.
Nuk dihet lokacioni i saktë i vendit ku është filmuar kjo ngjarje, por ajo fillimisht ishte shfaqur në profilin e një personi nga Britania e Madhe. Në video mund të dëgjohen dy të rinj duke qeshur, derisa njëri prej tyre mban fishekzjarrin në dorë jashtë dritares së veturës, transmeton Telegrafi.
Në një moment ai e lanson fishekzjarrin që e godet çiklistin dhe më pas përfundon videoja. Por, ajo çfarë mund të shihet krejt në fund është se ajo shpërthen.
Por, ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra, ku disa komentues kërkonin keqbërësit të marrin dënimin e merituar. /Telegrafi/