Telegrafi

Lansohet “Zemër”, hiti i ri nga Dhurata dhe Soolking punuar nga Big Bang

Dhurata Dora ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Soolking.

Projekti është realizuar me videoklip, ndërsa ajo që spikat është kënga ritmike.

Muzika është punuar nga producenti i shumë hiteve, Big Bang në Redbox.

Nuk është rastësi që kënga të bëhet hit duke ditur nga duart e cilit producent ka dalë, ndërsa këngësi shtohet edhe klipi i punuar nga Max Production.

Kjo këngë është e destinuar për sukses ndërkombëtar, duke parë që Soolking është artist me popullaritet të madh në Francë.

Dhurata është gati për këtë verë më shumë se kurrë. /Telegrafi/