Është lansuar kënga më e re e Butës që ka ardhur e shoqëruar me një video-animacion.
Projekti i ri i reperit që është i njohur ndër të rinjtë mban titullin “z. Ndjenja 2”.
Projekti është prodhim i Classic, ndërsa inxhinier zëri është Albion Bislimi (nga “New Era”).
Suksesi më i madh i Butës u arrit me bashkëpunimin me Ledri Vulën, “Mbi Re”, që u pëlqyes humb nga fansat.
Ditë më parë, menaxheri i tij publikoi një fotografi duke paralajmëruar edhe bashkëpunime të tjera të mëdha.
Buta njihet për “mixtape” të tij që janë bërë shumë të dëgjuara nga të rinjtë e zhanrit që ai kultivon.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të reperit. /Telegrafi/