Site icon Telegrafi

Lansohet “Youth Film Fest”

“Kosova ime” është një mundësi për të gjithë të rinjtë e moshës 16-30 vjeç të shfaqin talentin e tyre në prodhimin e filmave duke krijuar dhe publikuar një film të shkurtër në lidhje me Kosovën; qoftë për të metat apo përparësitë e saj, njerëzit apo natyrën, vlerat apo traditat, diçka që ju me te vërtetë doni apo ndoshta diçka që nuk ju pëlqen aq shumë – por mbi të gjitha një Kosovë që ju e shihni dhe që ju dëshironi të ndani me pjesën tjetër.

Të gjithë aplikantët e interesuar (profesionale ose amatore) mund të aplikojnë dhe të marrin pjesë në seminare përgatitore që do të mbahet gjatë verës 2015. Këto punëtori synojnë të japin këshilla dhe truke në lidhje me atë se si duhet prodhuar një film për aplikantët e interesuar. Vlerësimi i filmave aplikante do të mbahet në muajin shtator 2015.

Tre filmat më të mirë do të marrin shpërblime ne forme të hollash, ndërsa filmat e tjerë fitues do të shpërblehen me trajnime të fushave të ndryshme si TIK (ICT), Medias dhe Komunikimit në mesin e të tjerave.

Për detaje të mëtejshme, ftoheni të merrni pjesë në hapjen zyrtare të Youth Film Fest e cila do të mbahet te premten, më 22 Maj 2015, në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) nga ora 13:00. /Telegrafi/
 

Exit mobile version