Në përvjetorin e 15-të, Telegrafi.com i njohur për informim të gjerë nga politika vendore e botërore tek ekonomia, sporti dhe magazina – tani është gati për t’i dhuruar lexuesit inovacionin më të ri.
Telegrafi.com ka lansuar tashmë platformën më të re Telegrafi Real Estate, e cila është urëlidhëse mes lexuesve tanë anë e mbanë trevave shqiptare dhe nga diaspora, me partnerët tanë nga agjencitë e patundshmërive dhe ndërtuesit.
Telegrafi Real Estate vjen si diçka e re në tregun tonë, duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për blerjen apo marrjen me qira të tokave, shtëpive, banesave apo edhe objekteve afariste.
Përmes Telegrafi Real Estate ju do të shihni oferta të ndryshme nga partnerët tanë, të cilët ofrojnë kushtet më të mira për pronat e tyre, zbritje ekskluzive apo edhe marrëveshje afatgjata.
Përveç kësaj, në këtë platformë të gjitha pronat do të kenë informacionet e kompletuara, nga metrat katrorë deri tek informacionet e detajuara dhe kontaktet.
Pronat në Telegrafi Real Estate do të prezantohen me forma unike te reklamimit si Video Storie, Video Intervista, Foto Galerisë dhe informacione të hollësishme. Dhe si risi do t’ju ofroj shikimin e tyre përmes modulit 3 Dimensional, me të cilën pronat fizike kthehen në maketa virtuale digjitale, ku ju do të mund të shëtiteni virtualisht përmes telefonit, laptopit apo Syzeve Virtuale VR në çdo pronë që jeni të interesuar duke përjetuar atë pa lëvizur nga vendi.
Përveç shtëpive e banesave, në Telegrafi Real Estate mund të gjeni për të blerë apo marrë me qira:
– Toka
– Villa
– Garsoniere dhe bodrume
– Zyre dhe ambiente të biznesit
– Dyqane
– Objekte në ndërtim
– Depo
– Hotele
– Restorante/kafene
Telegrafi Real Estate, shoku që t’rehaton.