Ekspertët indian kanë arritur të projektojnë raketën më të shpejtë në botë supersonike, e cila është pagëzuar me emrin “BrahMos”, e cila me sukses është lansuar disa ditë më parë.
“Testimi i suksesshëm i BrahMos”, raketës supersonike do t’i rrit aftësitë luftarake të aviacionit indian, dhe do të ndryshoj renditjen e Indisë në listën e fuqive më të mëdha botërore, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria indiane e Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Kjo raketë supersonike do të mund të vendoset në 18 aeroplanë luftarake të aviacionit indian, kurse për përdorim do të jetë e gatshme deri në fund të vitit.
Raketa supersonike e këtij lloji konsiderohet të jetë më e shpejta në botë që ndonjëherë është prodhuar, kurse shpejtësia maksimale e saj është tri herë më e shpejtë sesa ajo e zërit. Ka një rreze veprimi prej 290 kilometra dhe peshon 2.5 tonë.
Ministri indian i Mbrojtjes, Nirmala Sitharaman ka uruar ushtarët dhe inxhinierët duke e cilësuar raketën si “arritje e madhe”. /Telegrafi/