Site icon Telegrafi

Lansohet Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021

Kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të bëjnë sot lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021.

Ky projekt është finalizuar përmes projektit të financuar nga BE-ja, “Mbështetje për politikat e Kosovës dhe planifikimin strategjik”, në vlerë prej 2.585.000 euro.

Projekti po ashtu ka përfshirë mbështetjen për përgatitjen e Programit të Reformave Ekonomike 2016-2018 dhe programet e IPA II.

Strategjia Kombëtare për Zhvillim është e përqendruar në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, infrastruktura dhe konkurrueshmëria. /Telegrafi/

Exit mobile version