Telegrafi

Lansohet Rrjeti Global Compact Kosova

UN Global Compact është një iniciativë strategjike e politikave për biznese që janë përkushtuar që operacionet dhe strategjitë e veta të jenë në linjë me dhjetë parimet e pranuara në mënyrë univerzale, në fushat e të drejtave të njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionit.

Duke iu përmbajtur këtyre parimeve, bizneset, udhëheqës të globalizimit, mund të ndihmojnë që tregjet, teknologjia dhe finansat të avansojnë në mënyra prej të cilave ekonomitë dhe shoqëria do të përfitojnë.

I strukturuar si një iniciativë publike-private, Rrjeti Global Compact udhëhiqet nga liderë të biznesit në partneritet me akterë të tjerë social si qeveritë, bota shkencore, organizatat e shoqërisë civile, të cilat sot janë korporata më e madhe qytetare dhe inciativa më e qëndrueshme në botë, me më shumë se 4700 pjesëmarrës korporativ nga mbi 130 vende të botës.

UNDP-ja në Kosovë ka marrë rolin udhëheqës që të ofrojë një platformë dhe të lehtësojë themelimin e rrjetit Global Compact në Kosovë në partneritet me bizneset, qeverinë, shoqërinë civile dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, Soren Petersen, Drejtues i Global Compact në Nju Jork, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së dhe Kordinator për Zhvillim i OKB-së, Frode Mauring, musafirë prezantues nga Rrjeti Global Compact nga Turqia dhe Maqedonia, biznismenë vendorë, dhe përfaqësues të qeverisë dhe shoqë risë civile.