Raketa SM-6 (Extended Range Active Missile) e marinës amerikane, me sukses ka goditur cakun e simuluar gjatë stërvitjeve të quajtur me emrin e koduar Unmanned Systems Integrated Battle Problem.
SM-6 është lansuar nga luftanija UUS John Finn jo larg brigjeve të San Diegos, kurse cakun e ka goditur nga një distancë prej 402 kilometra, transmeton Telegrafi.
Caku është goditur falë përdorimit të dhënave që janë mbledhur nga anijet dhe fluturaket me dhe pa pilot.
Guided-missile destroyer USS John Finn (DDG 113) launches a missile as @USPacificFleet's #UxSIBP21 concluded. @SurfaceWarriors pic.twitter.com/WN2hQEc4P0
— UxS IBP (@UXSIBP) April 27, 2021
“Detyra ka qenë komplekse, kemi angazhuar edhe mjete me ekuipazh dhe pa – duke bërë një lloj eksperimenti”, ka deklaruar admirali amerikan James Aiken.
Përdorimi i dronëve për të ndihmuar në precizitetin e goditjes së caqeve – do ta ndihmojnë marinën të zbulojë, përcjell dhe shkatërrojë pajisjet ushtarake të armikut, madje edhe nëse gjenden qindra kilometra larg. /Telegrafi/