Site icon Telegrafi

Lansohet raketa balistike nga Jemeni, izraelitët arrijnë ta shkatërrojnë në ajër

Një raketë balistike e lansuar drejt Izraelit nga Jemeni me sukses është shkatërruar nga mbrojtja kundërajrore izraelite, kanë njoftuar nga IDF-ja.

Sirenat u aktivizuan menjëherë në pjesën qendrore të Izraelit, kurse copëzat e raketës së shkatërruar kanë rënë brenda territorit të Izraelit.

Katër persona janë lënduar derisa po vraponin drejt strehimoreve dhe sirenat dëgjoheshin që paralajmëronin sulme të mundshme.

Personi i pestë është trajtuar me lëndime të lehta u bë e ditur nga ekipet emergjente në terren, transmeton Telegrafi.

Raketa është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore Arrow, që është dizajnuar për të shkatërruar raketat balistike derisa janë akoma jashtë atmosferës.

Sipas forcave ajrore izraelite, raketa është rrëzuar në një lartësi tejet të lartë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version